Miratimi i Platformës për bisedimet me Serbinë nga ana e Kosovës nuk është pritur mirë në Beograd. Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka thirrur një mbledhje urgjente të Këshillit të Sigurisë Kombëtare.
Mbledhja do të zhvillohet nesër në mëngjes, në orën 8:30. Në opinionin publik serb Platforma e Kosovës shihet si një shpallje joformale të luftës.
Pas miratimit të platformës, me deklaratë doli i ashtuquajturi drejtor i të ashtuquajturës “Zyrë për Kosovën” në qeverinë serbe, Marko Gjuriç, i cili tha se me këtë vendim Prishtina “e ka vënë Serbinë në pozitën më të rëndë që nga viti 2011”.
Serbët i tremb shumë objektivi i qartë i Kosovës që i vetmi rezultat i bisedimeve mund të jetë njohja e pavarësisë së Kosovës. /real-news.tv/

