Kosova nuk e njeh pasaportën serbe, reagon Beogradi

bernabiq.jpg

Vendimi për mospranimin e pasaportave serbe ka ngjallur reagimin e kryeministres së Serbisë, Ana Brnabiç.

Brrnabiç ka thënë se vendimi për mospranimin e pasaportave serbe me rastin e hyrjes së qytetarëve serb në Kosovë tregon se në Kosovë nuk dihet “kush pi, e as kush paguan”.

“Më duket se kjo që bëjnë në të ashtuquajturin shtet i Kosovës është dëshmi se atje nuk dihet push pi e kush paguan”, deklaroi ajo para gazetarëve në Novi Sad.

Bërnabiç ka theksuar se kjo dëshmon se situata në Kosovë është ende e pasigurt.

“Këshilltari i ministrit të tyre të punëvë të jashtme ka thënë se është e ndaluar për shtetasit serb të kalojnë, Haradinaj ka thënë se nuk është e ndaluar, pastaj këshilltari përsëri se është”, theksoi ajo.

scroll to top