Kosovarët falenderojnë Albright dhe Clinton. Ja si u nderuan ata në Kosovë

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, tha se sot Prishtinës iu shtua busti i sekretares Albright dhe pllaka e bulevardit “Bill Clinton”.

Thaçi tha kosovarët janë të bekuar me miqësinë amerikane dhe ka falënderuar ish-presidentin amerikan, Bill Clinton dhe ish-sekretaren Albright për kontributin e tyre.

“Mirë se keni ardhur president në shtëpinë tuaj, tek populli juaj. Zoti e bekoftë Kosovën, Zoti e bekoftë SHBA-në”, ka thënë Thaçi.

“Kryeqytetit të Kosovës, Prishtinës, sot iu shtua edhe busti i sekretares Albright dhe pllaka e bulevardit “Bill Clinton””.

“Bashkë me shtatoren e presidentit Clinton, rrugët Bush dhe Dol, ne po e përjetësojmë admirimin e popullit të Kosovës për kontributin përcaktues të SHBA-së për lirinë dhe pavarësinë tonë. Jemi të bekuar me miqësinë amerikane”, ka shkruar Thaçi në rrjetin social Facebook.

Ndërsa ish-presidenti Bill Clinton ka thënë se pllaka është dhuratë shumë e çmuar për të.

“Kjo është dhuratë shumë e çmuar për mua. Faleminderit për këtë pllakë që e keni vendosur këtu, sepse dëshiroj që çdo qytetarë i Kosovës ta dijë se kjo do të thotë shumë për mua. Dhe jo vetëm për atë që kam bërë për fëmijët e tyre, për veten, por për atë që kam bërë për tërë Evropën. Mund ta shfrytëzoj këtë rast të them që, nëse njerëzit janë të lirë gjithandej, të ndërtojnë jetët e tyre në mënyrën më të mirë që munden. Jo të brengosen se ku kanë lindur, se çfarë përkatësie etnike kanë, nëse janë gra ose burra – çfarëdo ndasie mes qenieve njerëzore do të injorohet përderisa jeni njerëz të mirë. Nëse i bindeni ligjit, nëse punoni shumë, do të mundet urrejtja përmes dashurisë. Kjo është porosia për Kosovën”, ka thënë ai.

Gjithashtu, në këtë shesh do të mbillen 50 drunj nga një për secilin shtet amerikan./real-news.tv/