Kosova pritet të mbajë zgjedhjet më 6 tetor dhe partitë politike po zhvillojnë fushatë elektorale.
Demokracia në Veprim ka mbajtur sot konferencë për media lidhur me ecurinë e fushatës zgjedhore për tri ditët e para.
Përfaqësuesit e Demokracia në Veprim (DnV) thanë se atmosfera e fushatës zgjedhor deri më tani është e qetë, derisa kanë bërë të ditur edhe shpenzimet e partive politike në tri ditët e para të fushatës.
Përfaqësuesi i DnV, Artan Murati, tha se deri më tani janë realizuar 217 aktivitete nga të gjitha subjektet politike, ku sipas tij Partia Demokratike e Kosovës (PDK), mban vendin e parë me gjithsej 70 tubime.
Mexhide Demolli-Namani nga DnV, foli edhe për shpenzimet të cilat po i bëjnë subjektet partiake për t’i mbuluar aktivitetet e tyre elektorale. Sipas saj, shuma totale e shpenzimeve për këto tri ditë fushate zgjedhore arrin në 1 milion e 64 mijë euro.

