TË FUNDIT

Kosovë-Serbi/ Macron fton delegacionet në Paris për bisedime

Presidenti francez Emanuel Macron premtoi se do të ndihmojë në rifillimin e bisedimeve për normalizimin e marrëdhënieve mes Serbisë dhe Kosovës gjatë vizitës së tij në Beograd. Pas takimit me homologun e tij Aleksandër Vuçiç, Macron tha se ai do të ftonte delegacionet nga të dyja vendet në Paris, bashkë me kancelaren Angela Merkel.

“Lufta që ne do të bëjmë së bashku tani është ajo për kompromis dhe gjetjen e një zgjidhjeje të zgjuar mes Serbisë dhe Kosovës. Është një luftë e vështirë dhe ju keni një president kurajoz që ka vendosur t’i shkojë deri në fund asaj. Ashtu edhe kosovarët duhet të jenë kurajozë në ndërtimin e kompromiseve “, tha Macron.

Marrëdhëniet e Beogradit me Kosovën janë përshkallëzuar që nga vendosja e taksës 100 për qind mbi produktet serbe, pasi Beogradi bllokoi përpjekjen e Prishtinës për anëtarësim në Interpol. “Ne,- tha Macron,- shohim tensione në rritje dhe ndonjëherë ato tensione fryhen edhe nga fuqi të huaja që kanë interes që të mos arrihet asnjë marrëveshje”.

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat