24.5 C
Tirana
E enjte, 18 Korrik, 2024

TË FUNDIT

Kovaç: S’kemi kohë të mendojmë për Borusian!

spot_img

Niko Kovaç këmbëngul se nuk po mendon për Borussia Dortmundin, pavarësisht se Bayern Munichu i tij barazoi me pikë në krye të tabelës në Bundesliga.

Bayerni fitoi me rezultat të thellë 5-1 ndaj Borussia Monchengladbach duke barazuar me pikë liderin e kampionatin, Dortmundit, që u mposht 2-1 nga Augsburg të premten.

Javi Martinez dhe Thomas Muller shënuan brenda 11 minutave para se Lars Stindl të ngushtonte rezultatin para mbylljes së pjesës së parë.

Megjithatë, edhe përkundër barazimit me pikë me Dortmundit, Kovac nuk pranoi të fliste rreth klubit tjetër gjerman. “Nuk dua të flas për Dortmundin. Ne flasim për veten tonë dhe mendoj se ekipi ynë po bën shumë mirë tani. Kemi fituar 11 herë në 12 ndeshjet e fundit dhe kjo është ajo që pres. Jam shumë i lumtur me këtë lojë, duhet të kemi shënuar një ose dy gola më shumë”, përfundoi kroati./real-news.tv/

spot_img

Latest Posts

spot_img

Më të lexuarat