Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov në një intervistë dhënë së fundmi ka pranuar se në luftën me Ukrainën kanë humbur një numër të madh trupash.
Peskov u pyet nëse lufta ishte një poshtërim për Rusinë duke pasur parasysh numrin e trupave të humbura, ku u shpreh se Rusia ka humbje të konsiderueshme të trupave. Këtë fakt, ai e cilësoi si një tragjedi të madhe për ta.

