Krim pasioni në Kavajë, flet ish-bashkëshorti i Marsida Qatjas, ja çfarë rrëfen

Ish-bashkëshorti i parukieres Marsida Qatja ka reaguar në lidhje me ngjarjen e rëndë që ndodhi ditën e sotme në Kavajë.

I vdekur në apartamentin e Marsidës mbeti Dritan Haxholli, i cili ka qenë i dashuri i saj pak kohë më parë.

Ai u vra nga polici Bledar Toçi, i cili u plagos nga viktima pak para se të vdiste.

Ndërkohë, ish-bashkëshorti i Marsidës, Etmond Sinka ka thënë se dy fëmijët e tyre nuk ndodheshin në banesë.

Ai u shpreh se fëmijët ndodheshin me të, në shtëpinë e tij.

“Fëmijët për fat të mirë kanë qenë të dy me mua mbrëmë, në shtëpinë time, pasi më kishte ardhur edhe motra. Janë shqetësuar nga ngjarja, sidomos djali që është 14 vjeç sepse shikon mediat, ndërsa vajza është 9 vjeçe dhe nuk e ke kuptuar çfarë ka ndodhur. Unë me Marsiden kemi raporte të mira, vazhdoj të flas edhe sot me familjarët e saj, ndërsa sa i takon jetës së saj, janë gjera personale”, u shpreh ai.