Krimi në Kavajë, ja kush është gruaja që u bë ‘mollë sherri’, në banesë ishin dhe 3 fëmijët…(Foto)

Personi që shihni në foto është gruaja që u bë ‘mollë’ e sherrit që pasoi me një të vdekur dhe një të plagosur.

Një lidhje e ndërprerë, ka bërë që ish- i dashuri mos të pranonte ndarjen nga shtetasja Marsida Qatja, e martuar dhe nënë e 3 fëmijëve të mitur.

Gruaja e martuar, burri i të cilës ishte në burg në Gjermani, ka pasur një lidhje jashtëmartesore me Dritan Haxhollin, ky i fundit i divorcuar. Pasi Marsida kishte vendosur që t’i jepte fund historisë me Haxhollin, rreth 38 vjeç, ishte lidhur me shtetasin Bledar Tocin, polic burgu, i cili mbeti i plagosur. Qatja bën një jetë luksoze, ndërsa ka edhe një agjenci turistike të vetën.

Fëmijët në banesë në kohën kur ndodhi krimi

Ngjarja në Kavajë mund të kishte përmasa edhe më të frikshme sesa kaq. Në banesën e Marsida Qatja, në momentin kur ndodhi krimi kanë qenë edhe 3 fëmijët e saj të mitur, përkatësisht të moshave 10, 7 dhe 2 vjeç.

foto 1 foto 2 foto 3 foto 4 foto 5
<
>