Krisje mes PD-LSI, Kryemadhi e gatshme të përballet me Ramën, të djathtët janë kundër

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi është shprehur se LSI është e gatshme të hynë në zgjedhje edhe me Ramën kryeministër.

Ajo është shprehur se nuk ka frikë nga Rama, mirëpo aleatja e saj, PD mendon ndryshe.

Sekretari për Çështjet Ligjore në PD, Çlirim Gjata bën me dije se të djathtët nuk futen në zgjedhje për aq kohë sa Rama nuk jep dorëheqjen.

“Çfarë ndodhi së fundmi në votimet e 30 qershorit, në vetëvotimet , të paktën unë kështu i quaj. I mbushi kutitë, kur nëpër lista votimi kishte 50 apo 100 firma, në kuti kishte 3100 vota bie fjala. Megjithatë çfarë ndodhi, të gjitha këto u thanë. Jo po u votua hapur , u detyruan njerëzit, të gjitha janë vepra penale këto , u falsifikua rezultati, u mbushën kutit , çfarë nuk u bë, nuk u zbatua dekreti i presidentit . Deri tani tre persona të inkriminuar , s’kishte nevojë, 61 bashkitë i kishte në dorë, pse duhet të fuste persona të inkriminuar, çfarë tregon. Tani më thuaj a futesh në zgjedhje, as në këtë rast nuk çlirohet dot nga krimi ky njeri.  Tani, a futesh në zgjedhje, këtë më thoni?”, tha Gjata.

Ndërkohë, Kryemadhi është shprehur ndryshme. LSI thekson se duhet patjetër që të mundin bishën (Ramën).

“Ne si LSI nuk kushtëzojmë asnjëherë momentin e zgjedhjeve. Pse e themi nuk kushtëzojmë momentin e zgjedhjeve, sepse ne mendojmë që zgjedhjet janë i vetmi instrument që në një farë mënyre do të cbëjë të gjithë këtë nyje të lidhur keqas, për shkak të mosfunksionimit të gjykatave, për shkak të mosfunksionimit të sistemit, të demokracisë. Ne duhet të përplasi, në duhet të luftojmë me bishën, sepse nëse nuk luftojmë me bishën nuk ka kush ta mundë bishën dhe në këtë rast, bisha është kapja e pushtetit nga kryeministri. Pavarësisht ligjëratës politike që ngre kryetari i PD-së dhe kryetari i opozitës që me një qeveri tranzitore dhe pa Ramën kryeministër, për ne si LSI mendojmë që është e domosdoshme përballja në zgjedhje e të gjithë opinionit publik”, tha Kryemadhi .