Kriza e Venezuelës, Guaido zotohet të hapë rrugët për të pranuar ndihmat

Udhëheqësi i opozitës venezueliane Juan Guaido ka premtuar të hapë rrugët për të pranuar ndihmat humanitare në vend, të cilat qeveria i ka refuzuar.

Guaidó, i cili e ka shpallur veten president të përkohshëm, i bëri thirrje vullnetarëve për të ndihmuar me shpërndarjen e ndihmave dhe tha se planet e tij do të jenë gati javën e ardhshme.

Ushtarët bllokuan një urë kyçe në kufi me Kolumbinë, duke refuzuar ndihmat e dërguara. Maduro nuk e ka pranuar ndihmën, duke refuzuar të pranojë se vendi ndodhet në krizë.

Një zyrtar qeveritar i ka quajtur ndihmat e dërguara “një kalë trojan” dhe tha se vendi ka për detyrë të mbrojë kufijtë e tij.

“Sipas kushtetutës sonë, ne kemi të drejtë dhe detyrë të mbrojmë kufijtë tanë në mënyrë paqësore”, tha Freddy Bernal.

Ai akuzoi presidentin e SHBA, Donald Trump, i cili ka njohur udhëheqësin e opozitës si president të përkohshëm, vetëm duke dashur të shfrytëzojë naftën venezueliane.

Ndërkohë një kolonel aktiv i Venezuelës tha se ai tashmë është besnik ndaj Guaido, dhe u kërkoi ushtarëve të tjerë të lejonin ndihmat në vend.

Në një video të shpërndarë në rrjetet sociale, Ruben Paz Jimenez tha se tani po mbështeste Guaidon dhe se sipas tij 90% e forcave të armatosura janë të pakënaqura me qeverinë e Maduros.

Megjithatë, deri tani shumica e forcave të armatosura duket se janë ende besnike ndaj Maduros./real-news.tv/