TË FUNDIT

Kriza politike në Itali/ fati i koalicionit vendoset ‘online’

Fati i marrëveshjes së koalicionit mes Partisë Demokratike dhe Lëvizjes së 5 yjeve në Itali do të përcaktohet nga një votim online i anëtarëve të partisë populiste të Luigi Di Maios.

Anëtarët e lëvizjes 5 Yjet do të votojnë sot në platformën online të partisë. Nëse marrëveshja miratohet, Italia duhet të ketë një kabinet të ri qeveritar brenda së mërkurës, tha kryeministri Giuseppe Conte.

”Me shumë gjasë të mërkurën, sipas programit do të mbyllim marrëveshjen dhe shpresoj shumë në mënyrë pozitive”, deklaroi kryeministri italian.  Conte është aleat i pavarur me Lëvizjen 5 Yje dhe sipas marrëveshjes me Partinë Demokratike, do të mbajë pozicionin e drejtuesit të kabinetit të ri.

Sidoqoftë, nëse marrëveshja do të rrëzohet në votimin online, Italinë e presin zgjedhje të parakohshme në nëntor.

“Platforma është një mjet përmes të cilit lëvizja jonë politike ka vendosur t’i drejtohet për të marrë vendimet e veta. Nëse do të votohet për jo, ne do të tërhiqemi”, shpjegoi Stefano Patuanelli, president i Senatorëve të ‘‘Lëvizjes 5 Yjet’’.

 

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat