Policia e Krujës ka bërë të mundur arrestimin e 49-vjeçarit Kastriot Alushi, i cili dy ditë më parë plagosi 40 vjeçarin A.P pas një sherri për pronat. Pas arrestimin, Policia e Krujës, i ka gjetur Alushit një armë zjarri tip pushkë model 63.
Konflikti ndodhi në lagjen ‘Sosere’ të Krujës, ku A.P mori një goditje në këmbë dhe fatmirësisht është jashtë rrezikut për jetën.
Ndërkohë i arrestuari pritet të dalë para Gjykatës së Krujës, ku do të përballet me akuzat e ‘Vrasje me dashje e mbetur në tentativë’ si dhe “Mbajtje pa leje e armëve”.

