Kryebashkiaku i Vaut të Dejës, në kundërsulm/ Mark Babani në komunikim urgjent me mediat

Për kryetarin e Ramës në Bashkinë e Vaut të Dejës, Mark Babani, të gjitha akuzat e dala nga ana e Partisë Demokratike janë të sajuara dhe të pavërteta.

Madje, ai paralajmëroi edhe një padi penale ndaj PD-së për prishje imazhe dhe akuza të pavërteta.

Babai shprehet se PD bën deklarata të rreme vetëm që të prishë imazhin e tij. ‘E gjithë kjo histori është e sajuar. Është një histori që nuk ka lidhje me mua. Unë deklarimet i kam pasur shumë të qarta. Ato nëse kanë prova mund të shkojnë në prokurori. Absolutisht nuk ka lidhje me gjurmët e gishtërinjve të mi.

Unë jam i gatshëm që të shkoj në Prokurori dhe të jap shenjat e gishtave. Normalisht ata do sajojnë që të më ulin imazhin. Më 4 prill 1994 kam qenë në hotel dhe kam qenë në punë. Unë në jetën time nuk kam qenë kurrë as i arrestuar dhe as i ndaluar nga policia, kurrë.  Kam aktivizuar avokatët e mi, që të bëjnë padi për shpifje ndaj Gazmend Bardhit’, tha Babani.