TË FUNDIT

Kryedemokrati Basha pret në takim kreun e PDK, zbardh diskutimet

Kryedemokrati Lulzim Basha ka pritur sot në takim kreun e PDK-së Memli Krasniqi. Në fjalën e tij, Basha deklaroi se me kreun e PDK-së kanë njohje të vjetra mes tyre, dhe së bashku kanë folur mbi domosdoshmërinë e forcimit të marrëdhënieve mes dy vendeve.

“ Pata kënaqësinë që ti uroj mirëseardhjen mikut tim Memli Krasniqi, përgëzoj PDK për rolin e jashtëzakonshëm në krijimin e shtetit të Kosovës, folëm për zhvillimet e fundit për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, ku PD qëndron fuqimisht te objektivi, që është njohja e ndërsjelltë mes dy vendeve. Është një shans i mirë që me ndihmën e SHBA dhe BE të kalohen barrierat. Ndamë mendimet tona për forcimin e luftës kundër korrupsionit në funksion të mirëqenies së qytetarëve”, tha Basha.

 

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat