Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ka qenë e pranishme ditën e sotme në një takim me strukturat e LSI në Korçë.
Kryemadhi foli për protestën e 16 shkurtit, ku i ftoi të gjithë qytetarët që tu bashkohet opozita.
Më tej, kryetarja e LSI tha se 16 shkurti do të jetë protesta e çdo halli të qytetarëve të Shqipërisë kundër qeverisë së Ramës.
Kryemadhi hodhi gjithashtu akuza mbi qeverinë ‘Rama 2’, ku u shpreh se për katër orë iu vodhën 4,4 milionë euro shqiptarëve.
“Ju e dini që kemi një ndërmarrje që quhet KESH që detyrohet t’ia shesë OST energjinë dhe OST ia transmeton OSHEE. Qeveria jonë me dy individë, miq të Ramës ja blenë KESH me 39 euro megavatin dhe pas 4 orësh ia shitën OST me 49 euro megavatin. Pra për katër orë iu kanë vjedhur 4,4 mln euro shqiptarëve”, përfundoi kryetarja e LSI./real-news.tv

