23.5 C
Tirana
E enjte, 18 Korrik, 2024

TË FUNDIT

Kryemadhi: Me Ilir Metën bëj dashuri jo politikë

spot_img

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi të enjten deklaroi se është ajo që drejton partinë dhe jo presidenti Ilir Meta.

Ajo theksoi se me Ilir Metën nuk bën politikë, por dashuri. Sipas saj, vendimet për drejtimin e partisë janë zgjedhje personale, duke nënvizuar faktin se askush nuk mund t’a drejtojë nga jashtë.

E ftuar në emisionin ‘Opinion’ në Tv Klan, Kryemadhi u vendos përballë deklaratës së bërë nga Presidenti i Republikës, Ilir Meta në Pogradec, i cili theksoi për krijimin e mundësive për dialog mes palëve për të zgjidhur krizën, ku dhe kritikoi vendimin e opozitës për të dorëzuar mandatet.

Për kreun e LSI-së, opozita është në pozicionin e saj legjitim dhe të moralshëm. Kryemadhi tha se nuk e komenton deklaratën e Presidentit.

E pyetur nga drejtuesi i emisionit nëse ka folur me Presidentin për zgjidhjen e krizës, Kryemadhi u shpreh se nuk ka komunikuar asgjë në lidhje me krizën me Presidentin, i cili është edhe bashkëshorti i saj.

Ajo theksoi se për politikë, komunikimi me Ilir Metën është zero, si bashkëshortë flasin për fëmijët.

Më tej, Kryemadhi, shtoi se si kryetare e LSI-së nuk flet asnjëherë me të, kjo për arsyen se sot kjo forcë politike ndihet më e shëndetshme dhe më progresive.

“Unë nuk bëj politikë me Ilir Metën, unë bëj dashuri. Sot jam unë kryetare e LSI-së dhe i marr unë vendimet”,- tha Kryemadhi.

spot_img

Latest Posts

spot_img

Më të lexuarat