23.5 C
Tirana
E enjte, 18 Korrik, 2024

TË FUNDIT

Kryemadhi: Protesta në 16 shkurt, pa flamuj politikë

spot_img

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi gjatë takimit me strukturat në Tiranë, ftoi të gjithë qytetarët që t`i bashkohen protestës së opozitës më 16 shkurt.

Kryemadhi theksoi se pavarësisht se opozita proteston, ajo nuk quhet protestë politike.

“Çdo shqiptar duhet të dalë për hallin e vet. Të gjithë shqiptarët janë më të lodhur dhe më të varfër se 5 vite më përpara. Shqiptarët shikojnë si zgjedhje vetëm largimin nga vendi. Në 16 shkurt jam e bindur se ju do jeni të gjithë në shesh.

Më tej, kryetarja e LSI tha se nuk do ketë fjalime në protestë, pasi njerëzit nuk kanë nevojë për fjalë.

“Të gjithë së bashku të bëjmë ndryshimin e madh. Protesta e 16 shkurtit është protestë popullore dhe pa flamuj politik. U bëj thirrje të gjithëve që të bashkohemi në 16 shkurt dhe të lëmë bindjen politike. Mos hajdeni as për LSI e as për Monikën, por hajdeni për hallin tuaj”, përfundoi Kryemadhi./real-news.tv

https://www.facebook.com/KryemadhiMonika/videos/239980650104252/

spot_img

Latest Posts

spot_img

Më të lexuarat