Kryemadhi: Rama sot mori një shuplakë, loja ka filluar të luhet fort

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi tha se shqiptarët e kanë marrë tashmë vendimin e tyre dhe nuk ka më kthim pas. Ajo u shpreh se loja ka filluar të luhet fort dhe opozita është e vendosur për të qeverisur zemërimin dhe indinjatën e qytetarëve shqiptarë për të përmbushur një akt patriotik që është integrimi në Bashkimin Europian.

Sot qytetarët u përballën pa bërë asnjë hap pas, përballë pushtetit të grabitur, kriminal dhe të pamoralshëm të Edi Ramës. Populli tashmë e ka marrë vendimin e tij. Rruga tashmë është nisur për të shpëtuar demokracinë dhe lirinë e njerëzve. Ky është vendimi që qyterarët kanë marrë, opozita do ta udhëheqë atë në çdo orë dhe çdo ditë.Tashmë rruga jonë nuk ka më kthim pas, do të qeverisim zemërimin dhe indinjatën e qytetarëve shqiptarë për të përmbushur një akt patriotik që është integrimi në Bashkimin Europian. Qytetarët do të largojnë pengesën e vetme që kanë për ëndrrën europiane, që mban emrin Edi Rama.Rruga e vetme që ka Shqipëria është integrimi në BE.Sot ai mori një shuplakë, loja tashmë do të hyjë prej vërteti, ka filluar të luhet fort.”, është shprehur Monika Kryemadhi.