TË FUNDIT

Kryemadhi thirrje të rinjve: Më 25 prill votoni për një të ardhme më të mirë

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ka zhvilluar dje një takim me gjimnazistët e Fierit, dhe me anë të një statusi në rrjetin social Facebook iu ka bërë thirrje rinisë së këtij qyteti për të votuar këtë forcë politike në zgjedhjet e 25 prillit.

Postimi i plotë:

Fantastikë gjimnazistët e Fierit, këta të rinj që me pjekurinë e tyre kanë zgjedhur të qëndrojnë këtu, ta transformojnë Shqipërinë, ta bëjnë atë shtëpinë tonë të përbashkët. Më 25 Prill rinia e Fierit dhe Shqipërisë do të votojë për një të ardhme më të mirë. Do të jetë dita e gjykimit për të çmontuar pseudoreformat dhe shkatërrimin që i është bërë arsimit nga dyshja Rama-Shahini dhe për të ndërtuar një sistem të ri ku ofrohet edukim cilësor, ku respektohet mësuesi, ku garantohet punësimi dhe i shërbehet zhvillimit të vendit.

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat