TË FUNDIT

Kryeministri Rama dhe familjarët e 4 viktimave të 21 Janarit homazhe në vendin ku u vranë protestuesit

Kryeministri Edi Rama së bashku me familjarët e 4 viktimave të 21 Janarit kanë kryer sot homazhet në Bulevard, ku vendosën dhe lule.

Sot bëhen 11 vite nga protesta e 2011-tës, dhe drejtësia nuk ka folur ende.

Qeveria socialiste është akuzuar vazhdimisht për moszbardhjen e vrasjeve të 21 Janarit, dhe për përdorimin politik të viktimave.

Vetë Rama në një postim në rrjetet sociale tha mëngjesin e sotëm se drejtësia vonon por nuk harron, dhe sipas tij një ditë ajo do të vendoset në vend.

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat