Kryeministri Rama ka nisur përsëri takimin me përfaqësinë e naftëtarëve të Ballshit, pas marrëveshjes së arritur mes tyre disa ditë më parë.
Takimi mes tyre ka nisur dhe po zhvillohet në ambientet e bashkisë së qytetit.
Komisioni i Ekonomisë këtë të premte ka diskutuar buxhetin 2021, ku një ndër temat kanë qenë dhe naftëtarët e Ballshit.
Drejtoresha e Buxhetit në Ministrinë e Financave, Mimoza Dhëmbi ka bërë me dije se 560 mln lekë nga buxheti, do shkojnë si ndihmë për pagesën e naftëtarëve.
Naftëtarët e Ballshit u futën në grevë urie disa kohë më parë, pasi nuk kishin marrë pagat e prapambetura nga kompania.
Ata kërkuan të merrnin pagesat dhe njëkohësisht që Uzina të vijonte punën.
Ndërprerja e grevës së tyre erdhi pas thirrjes së kryeministrit për të mos vazhduar më tej sakrificën, dhe të uleshin në bisedime për gjetjen e një zgjidhje të situatës.

