Kryeministri Edi Rama do të zhvillojë sot një takim me sekretarin amerikan të shtetit Antony Blinken. Ky do të jetë takimi i dytë mes Ramës dhe Blinken, pas atij të 13 Qershorit 2021 në Bruksel, ku SHBA dhe Shqipëria nënshkruan memorandumin për sigurinë e 4G dhe 5G.
Më herët, Rama ka zhvilluar një takim me sekretarin e përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guterres pak javë pasi Shqipëria ka nisur mandatin e saj dyvjeçar si anëtare e Këshillit të Sigurimit, ku sapo ka marrë edhe përgjegjësinë e bashkëpenëmbajtësit me Shtetet e Bashkuara.

