Udhëheqësja e Hong Kongut, Carrie Lam, deklaroi ditën e sotme se çdo ndërhyrje e jashtme në punët e qytetit do të ishte “jashtëzakonisht e papërshtatshme”.
Paralajmërimi i saj vjen si reagim ndaj një tubimi jashtë konsullatës amerikane në Hong Kong që u mbajt të dielën nga demonstruesit pro-demokracisë.
Tubimi i së dielës u shndërrua në një tjetër përleshje të dhunshme midis protestuesve, të cilët akuzohen për vandalizimin e stacioneve të metrosë dhe bllokimin e trafikut, dhe policisë e cila u përgjigj duke përdorur gaz lotsjellës për t’i detyruar protestuesit të shpërndahen.
“është jashtëzakonisht e papërshtatshme që parlamentet e huaja të ndërhyjnë në punët e brendshme dhe ne nuk do të lejojmë që Shtetet e Bashkuara të Amerikës të bëhen palë të interesuara në çështjet e Hong Kongut,” tha Lam, duke shtuar se:
“shkallëzimi dhe vazhdimi i dhunës nuk mund të zgjidhë problemet me të cilat përballet Hong Kongu.” Ajo paralajmëroi se dhuna vetëm sa e thellon konfliktin./real-news.tv/

