fbpx

Kryeparlamentari Veseli: Të dënohen të gjithë ‘Karaxhiçët’ e Serbisë

Kadri-Veseli.jpg

Kryetari i Kuvendit të Kosovës Kadri Veseli u shpreh se dënimi me burgim të përjetshëm për Radovan Karaxhiç është një mbështetje morale për mijëra viktima të pafajshme.

Veseli shtoi se duhen dënuar të gjithë Karaxhiçët e Serbisë, ata të cilët urdhëruan krime të përbindshme në Kosovë, e që nuk kanë marrë dënimet që meritojnë. Ai nënvizoi se Kosova nuk harron kurrë krimet e dirigjuara në Beograd.

“Aktgjykimi përfundimtar i Tribunalit të Hagës që dënon me burg të përjetshëm Radovan Karaxhiqin për gjenocidin e kryer në Bosnjë e Hercegovinë është satisfaksion moral për qindra mijëra viktima të pafajshme. Njëkohësisht është konfirmim i faktit se Serbia ishte agresori i luftërave që përgjakën ish Jugosllavinë. Por, ky aktgjykim nuk duhet të kuptohet si mbyllje e kapitullit të drejtësisë për këto luftëra. Në Beograd ende jetojnë të lirë shumë Karaxhiçtë të tjerë, të cilët urdhëruan masakrat në Kosovë. Ata duhet të përgjigjen para drejtësisë. Kosova nuk harron dhe kurrë nuk do të heqim dorë nga kërkimi i drejtësisë”, shkruan Veseli.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303