Fatjona Memçaj dorëzoi kërkesën për Prokurore e Përgjithshme pranë Këshillit të Lartë të Prokurorisë.
Prokurorja e Gjykatës së Apelit të Tiranës, Memçaj dorëzoi dokumentacionin e nevojshëm pranë KPK paraditen e së premtes (26 prill).
Ajo kandidatja e dytë që kërkon të zëvendësojë Arta Markun, e cila aktualisht është Prokurore e Përkohshme e Përgjithshme.
Ndërsa kandidati i parë i regjistruar në garë është Olsian Çela. Çela, aktualisht prokuror te Krimet e Rënda, dorëzoi kandidaturën më 19 prill.

