TË FUNDIT

Kryesia e PD-së mblidhet të enjten, ja çfarë pritet të diskutohet

Mbledhja e Kryesisë së Partisë Demokratike do të zhvillohet të enjten datë 15 në ora 18:00 ku pritet të miratohen Komisionet e votimit për zgjedhjen e anëtarëve të Këshillit Kombëtar. Gjatë mbledhjes Basha do të njoftojë listën me emrat për Këshillin Kombëtar që do votohen në 17 korrik. Ndërkaq, mbledhja  e Komisionit të Përhershëm Statutor për propozimet do të zhvillohet të mërkurën. Në rend dite pritet të përfshihet edhe shqyrtimi i analizës së masakrës zgjedhore të 25 Prillit për fazën e parë të saj.

Kujtojmë se Kryesia mblidhet për herë të dytë pas rikonfirmimit të Lulzim Bashës në krye të PD-së.

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat