TË FUNDIT

Kryetari i PD në Krujë i bën thirrje Lulzim Bashës: Ju mund të na nxirrni nga ky ferr

Kryetari i Partisë Demokratike në Krujë, Sabah Sheta ka deklaruar se situata në PD është tepër e rëndë. Ai ka thënë se Basha dhe Berisha po e mbajnë PD e ndarë, e për këtë duhet një zgjidhje.

 “Situata eshte e keqe, problemi eshte si do e zgjidhim? Problemi fillon ne 19 maj. Ju dhe Berisha keni korrur sukses kur keni qeverisur bashke, nuk mund te gjenj nje zgjidhje ju te dy? Ju jeni dy kokat qe e mbani Pd te ndare, mund te na jepni nje zgjidhje per demokratet? Une nuk jam për dorehqejen, ja ike ti, cfare zgjidh? Ju mund te zgjidhni dy grupe per te gjetur zgjidhje brenda nesh, nuk shoh zgjidhje tjeter pervce juve. Ju e niset, ju bitiseni. Na bashkoni ne demokratet. Demokratet i kane sy nga ju, ju mund te na nxirrni nga ky ferr”, tha Sheta.

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat