Presidenti Ilir Meta, i ftuar në Senatin amerikan për të mbajtur fjalën në forumin me temë: “Sfidat e Rajonit të Evropës Juglindore dhe përballja me ndërhyrjen nga Rusia”, ka sjellë në vëmendje rolin e Shqipërisë.
Presidenti Meta tha se Ballkani ka pësuar transformime të thella në dy dekadat e fundit në të cilat janë investuar seriozisht SHBA-ja dhe BE-ja.
Një nga investimet më të mëdha dhe të suksesshme ka qenë Pavarësia e Kosovës dhe në vijimësi vendosja e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë në dobi të normalizimit të marrëdhënieve dhe të stabilitetit, paqes dhe sigurisë afatgjatë në rajon.
Marrëveshja që mendohet të arrihet mes Kosovës dhe Serbisë është e rëndësishme të çlirojë energji pozitive, të ndihmojë frymën e bashkëjetesës dhe të ndërtojë një të ardhme më të mirë për të dy vendet./real-news.tv/

