Kujdes ku i bëni pazaret! Tregu i Shkodrës ‘për hibret’

auto_tregu-rus15357113641535711378.jpg

Tregu i ri i ndërtuar nga Bashkia e Shkodrës nuk i plotëson standardet për tregtimin e peshkut dhe të bulmetit.

Drejtoresha e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit, Hasije Sadrija ka deklaruar se ky treg ka nevojë për përmirësime të menjëhershme. Përveç mungesës së kushteve, një problematikë shumë e madhe është shitja e produkteve në rrugë nga tregtarët.

Nisur nga kjo, drejtoresha e AKU i ka bërë thirrje Bashkisë që të ndërhyjë, në të kundërtën do të gjobitet.

Gjatë 3 muajve të fundit, janë vendosur 13 gjoba, ndërkohë janë dhënë paralajmërime për mbi 200 biznese që operojnë në këtë treg.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303