Kujdes, pamje të rënda/ Tjetër video, nipi i deputetit të PD masakron një grua

Ish-kryeministri Sali Berisha ka postuar sot një tjetër video të dhunës që nipi i deputetit të PS-së, Rrahman Rraja ushtroi mbi një grua në afërsi të QSUT-së, në Tirane. Ngjarje për të cilën policia reagoi zyrtarisht pak ditë pasi ishin bërë publike pamjet, duke pezulluar edhe policen që dukej aty, por që qëndronte indiferente.

Në faqen e tij në FB, Berisha poston videon e marrë nga Syri.net, ku duket qartë se si i riu e masakron me shkelma e grushte gruan, duke e shtrirë përtokë. Bashke me pamjet, Berisha poston edhe një denoncim sipas tij, të bërë nga një oficer policie në Krujë, që tregon se pse Rraja qëndron i paprekur dhe nga cilët pushtetarë mbrohet.

Postimi i Berishës

Denoncohen krimet e grupit Rraja-mbeshtetja e ketij grupi nga Edivin Mafia, Blendi dhe Gjush Avdyli!

Lexoni mesazhin e oficerit dixhital dhe shikoni videon ekskluzive te publikuar nga Syri.net. sb

Prsh z Berisha jam oficer i policisë se Krujës. Po lexojmë qe drejtoria e standardeve për vlerësimin e punës se efektiveve te policisë po heton ne pezullim policen qe nuk ndërhyri kur shtetasi Ramazan xhelal rraja po rrihte një qytetare ne qendrën spitalore ne publik siç shihet ne video e nga shum qytetare e polic me rroba e civil e security e spitalit etj qëllimi nuk është mos reagimi ose reagimi qe Ramazan rraja hetohet i lire . duhet te dije publiku qe sot e ne çdo kohë klani Xhelal Rraja ka mbështetje te fuqishme tek Rama dhe Balka ky grupe është super i struktuar kriminal ne vrasje me pages e ne trafikimin e droges ne vite nga Stambolli ne Rinas. Në Holland, Zvicer e ne Itali e kohet e fundit Ramazan rraja ne Bruksel Belgjik e Bergamo ne Itali e ne Lugano Zvicer etj.

A ka pasur ndonjë here forcë e a do te ketë ndonjë here forcë ligji për te goditur klanin Xhelal Ramazan Rexhep Rrahman Rraja them se jo. Ky klan u be i pa prekshëm për drejtësinë shqiptare kur ne shtëpinë e tyre mbiu për qok Kryeministri Edi Rama. Vangjush Dako Blendi Klosi. Para 2 viteve, po te shkosh ne Komisariatin e Krujes te shikosh procesverbalet për krimet e dyshimet për personat kontingjent kriminal Xhelal Rraja qe sot është Drejtor poste ne bashkin Krujë ka akuze e gjykim ne krime për tentativë vrasje te katër policëve ne Fushë-Krujë grabitje gjobvenie dhe ofendime te policeve te policise. i akuzuar e ceshtja e pushuar per vrasjen e shtetasit Xhavit Haka. I akuzuar per rrëmbimin e policit nga larushku Arben Sejfulla Zalla.

Vim te Rexhep Rrahman Rraja i akuzuar per përdhunim dhunim trafik droge e arme mbajtje pa leje. Vimë te deputeti Rrahman Rraja i akuzuar për korrupsion pasiv aktiv e ndikim ne drejtësi. Sot vëllai i Rrahman e Xhelal Rrajes, Hasan Rraja është person ne kërkim për kultivim prodhim e trafik droge e rrin ne kafe ku ne serat e tij u gjeten 3 mije dege hashashi e policia u gjet ne vështirësi për punën e tyre. A ka drejtësi ne këtë vend te hetoj krimin e këtyre vrasësve e përdhunuesve apo krimin ekonomik e finaciar te tyre. te thirren ish drejtuesit e komisariatit te Rinasit ne vite e te deklarojnë a kan pasur nga prokuria e pameka indicie per trafikantin e kokainës Turqi Rinas nga Xhelal Rraja. E presionin psikologjik kriminal te këtij Grupi. ku është fjala e z .Tahiri Çako Veliu Xhafa e z. Lleshi e z. Rama se grupet ose individ kriminal do futen ne vrim te miut. ku eshte dosja hetimore . nje pyetje A ka prokuror gjykatës e polic ky vend qe kanë guxim te dergojnë pas hekurave kete grup kriminal. Pra faji nuk është i znj. police ose i zotit polic që emrin e kanë ne perdor me laps plumbi e kur drejtues janë drejtues me begraunde kriminale ne Shqipëri e Evropë.