Kujdes, pamje të rënda/ Viktima me fyt të prerë, ishte…

Të tjera detaje dalin në dritë nga vrasja e 23-vjeçarit që u gjet i pajetë në një kanal tek “Kthesa e Hamilit” në fshatin Sulaj të Fierit. Viktima Florian Selimi, rezulton person me precedent penal për vjedhje.

Kanë qenë banorët e zonës ata që kanë njoftuar policinë, pasi kanë parë mjetin tip ‘Renault’ me targa AA 461 EN të shkatërruar, me një gomë të hequr dhe kofano e hapur. Ndërkohë, pak metra me tutje u gjet edhe i riu i pajetë, ndërsa në fyt kishte plagë nga goditja e thikës, që ka rezultuar fatale për të.

Nga të dhënat e para dyshohet se automjeti që drejtonte i riu ka pësuar defekt, ndërsa ngjarja ka ndodhur pas një konflikti që mund të ketë pasur mes autorit dhe viktimës. Po ashtu mësohet se i riu e përshkonte çdo ditë këtë rrugë.

Pamjet nga vendi i ngjarjes tregojnë makinën e shkatërruar, ndërsa pak më tej në një kanal me shkurre, viktima. Aktualisht policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e rrethanave.