Artistët do të mblidhen në një tryezë të posaçme për të analizuar ecurinë e aktiviteteve kulturore por dhe problematikat e hasura. Kineasti, Agron Domi, shprehet se mes temave që do të trajtohen do të jetë dhe krijimi i hapësirave për të rinjte si dhe ligji i investimeve në këtë sektor.

Agron Domi si përfaqësues i “Skena e pavarur kulturore” thekson se në takim përveç pjesës se buxhetit ndaj aktiviteteve kulturore të akorduara nga Ministria e Arsimit do të behet edhe një rezyme e artit dhe kulturës në gjendjen ku është sot.