Kundërshtoi me dhunë policët, arrestohet 50-vjeçari nga Tirana

policia-naten.jpg

Një 50-vjeçar ka rënë në pranga nga Policia e Tiranës, pasi ka kundërshtuar autoritetet me dhunë.

I arrestuari është A.B., vjeç, banues në Tiranë.

Njoftimi i policisë:

Kundërshton me dhunë punonjësit e policisë, arrestohet në flagrancë 50-vjeçari. Shërbimet e policisë të komisariatit nr.2, arrestuan në flagrancë shtetasin:
– A. B., 50 vjeç, banues në Tiranë.

Në rrugën “Isuf Banga” ky shtetas ka kundërshtuar me dhunë, punonjësit e policisë të cilët do e shoqëronin në Komisariatin e Policisë Nr.2, për të dhënë shpjegime në lidhje me një ngjarje, ku ky shtetas ishte person i dyshuar.

Materialet i kaluan për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë në ngarkim të shtetasit të lartpërmendur për veprën penale “Kundërshtimi me dhunë i punonjësit të policisë së rendit publik”.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303