fbpx

Kur do lehtësohen masat kufizuese në Shqipëri? Ja çfarë thotë  Manastirliu

Sipas asaj që ka deklaruar sot ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manistirliu, Qeveria është duke vlerësuar ecurinë e kurbës së koronavirusit, në mënyrë që të marrë masa edhe për lehetësimin e kufizimeve.

Manastirliu tha se hapje e masave do të jetë si rrjedhojë e vendimeve të Komitetit Teknik të Ekspertëve, të cilët vlerësojnë edhe situatën.

“Duhet të jemi shumë të kujdesshëm dhe ne do të tregohemi të kujdesshëm me hapjen me pikatore të masave. Është duke u bërë një vlerësim i kujdesshëm i hapjes së masave që do të pasohet me masa të reja që do të vendosen. Plani është i aktualizuar, por është dinamik dhe do të ketë në mbështetje të tij shifra dhe statistika të cilat na diuhet ti kemi përpara se të japim këto verdikte. Pra ditë pas dite duke vlerësuar si do shkojë ecuria e kurbës, si do jetë fluksi i pacientëve të spitalizuar, si do jetë mbarëvajtja e sistemit shëndetësor dhe mbi të gjitha si do shkojë ecuria e kubrës epidemiologjike ashtu do të vendoset edhe hapja e masave. Por edhe kjo hapje e masave do të jetë si rrjedhojë e vendimeve të Komitetit Teknik të Ekspertëve që vlerësojnë dhe rekomandojmë hapjen e masave dhe si është strategjia e hapjes së tyre, pasi cdo plan që realizojmë po e realizojmë bazuar në të fdhena dhe projeksione. Në këto momente duhet të jhemi të kujdeshëm dhe të vlerësojmë cdo moment”, tha në një intervistë për Ora ministrja Manistirliu.