Kurbin/ Prodhonte municione luftarake, në pranga autori

policia-2.jpg

Policia e Kurbinit ka vënë në pranga dy persona, të shpallur në kërkim kombëtar, përkatësisht shtetasi P. K., 53 vjeç i akuzuar për veprën penale “Prodhimi dhe mbajtja e armëve dhe municioneve luftarake”, dhe shtetasi V. K., 44 vjeç, i akuzuar për veprën penale “Dhuna në familje”.

Njoftimi i policisë:

Kurbin

Vijon puna për kapjen e personave në kërkim dhe vënien e tyre përpara përgjegjësisë ligjore. Kapen dhe ndalohen dy shtetas në kërkim për vepra të ndryshme penale.

Nga forcat policore të Komisariatit të Policisë Kurbin, në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim, u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit P. K., 53 vjeç, banues në Kurbin.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim kombëtar, pasi në Mars 2017, Gjykata e Apelit Tiranë e ka dënuar me 3 vite e 8 muaj burg, për veprën penale “Prodhimi dhe mbajtja e armëve dhe municioneve luftarake” parashikuar nga neni 278/2 i Kodit Penal Gjithashtu po nga shërbimet e Policisë së Kurbinit, u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit V. K., 44 vjeç, banues në Kurbin.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim, pasi në Nëntor 2018, Gjykata Shkallës Parë Kurbin ka dhënë masën e sigurisë “Arrest me burg” për  veprën penale “Dhuna në familje”.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303