fbpx

Kursi i këmbimit: Banka e Shqipërisë nuk parashikon të ndërhyjë në tregun valutor

banka-e-shqiperise-606x450.jpg

Banka e Shqipërisë e sheh të panevojshme të tërheqë euro nga tregu në kushtet kur, kursi i këmbimit është i stabilizuar pa ndonjë ndikim negativ në inflacion dhe rezerva valutore është në nivel të lartë.

BSH-ja bën të ditur se, ka ndryshuar operacionet në tregun valutor vendas pasi dhe sjellja e kursit të këmbimit ka ndryshuar.

Banka e Shqipërisë ka blerë euro për dy arsye gjatë periudhave të mëparshme, para krizës së pandemisë covid-19: e para për të rritur rezervën si një objektiv operacional i Bankës Qendrore dhe e dyta se mbiçmimi i kursit të këmbimit ndikonte negativisht në nivelin e inflacionit.

Por situata ndryshoi, me fillimin e pandemisë pati një nënçmim të lekut. Pra nga mbiçmimi i lekut kaluam në nënçmim, kështu që dhe BSH kreu operacionin e kundërt. Në fillim, me nënçmimin e lekut u detyruam të shesim euro, një sasi e cila është deklaruar dhe ka qenë në nivelin rreth njëzet e një milionë euro. Ndërsa tani treguesit janë të stabilizuar dhe BSH nuk parashikon të ndërhyrë në tregun valutor.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303