TË FUNDIT

Kurti: Kosova ka nevojë për zgjedhje të reja

Kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti ka folur në lidhje me situatën politike në Kosovë dhe sipas tij, vendi ka nevojë për zgjedhje të reja. Më tej, Kurti i është referuar edhe mbrojtjes sociale në Kosovë, ku sipas tij 34 ligjet nuk po zbatohen ashtu siç duhen.

Në lidhje me investimet në fusha të ndryshme si ekonomia, Kurti thekson se kanë rënë ndjeshëm.

“Investimet në ekonomi zhvillimore kanë rënë, gjersa korrupsioni nëpër ndërmarrje publike është rritur. Institucionet e shtetit janë përgjigja për nevojat e shoqërisë dhe të drejtat e qytetarëve, e jo shans për interesat private dhe partiake. Ndryshimi tashmë nuk është zgjedhje, por nevojë jetike. Andaj, zgjedhjet e reja janë aq shumë të nevojshme”, theksoi ai./real-news.tv

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat