30.5 C
Tirana
E enjte, 18 Korrik, 2024

TË FUNDIT

Kush është 35-vjeçari që mbyti bashkëshorten, nënë e 3 fëmijëve

spot_img

Alvin Hysa është 35-vjecari që mbyti me duar bashkëshorten e tij 32-vjeçare Gurije Hysa. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në banesën e çiftit në fshatin Grekan të Gramshit mëngjesin e sotëm.

Pasi ka mbytur me duar bashkëshorten në gjumë në krevat, autori i cili dyshohet se vuan nga probleme mendore ka dalë nga banesa dhe ka ikur me një mushkë tek motra e tij në fshatin Lumras të Beratit. Pasi i konfirmon motrës se ka vrarë gruan, 35-vjecari rikthet sërish në banesë.

Ai është babai i tre fëmijëve, një vajzë në klase të gjashtë dhe dy djemve njeri në klasë të tretë dhe tjetri ne kopsht.

35-vjecari njihej si tip problematik në familje dhe ushtonte dhunë të vazhdueshme sidomos me ish bashkëshorten. Autori ka kryer dy here dënime për dhune në familje dhe trajtohej me kemp si i sëmurë mendor.

Fatmirësisht në momentin e ngjarjes tre fëmijët nuk ndodheshin në banesë, por në një fshat të Beratit tek gjyshja e tyre.

spot_img

Latest Posts

spot_img

Më të lexuarat