TË FUNDIT

Kush është 48-vjeçari që u vra në Rrëshen? Ja lidhja me trafikantin më të madh të drogës

Vrasje me armë zjarri në Mirditë, ekzekutohet 48-vjeçari, Armando Gjini i njohur si pjesë e grupit të Met Kananit. Viktima njihej edhe me emrin Tonin Gjini.

Ngjarja ka ndodhur në qendër të qytetit të Rrëshenit. Policia njofton se janë ngritur pika kontrolli  si dhe po bëhet krehja e zones me qëllim kapjen e autorit.

3 muaj më parë Armando Gjinit i vendosën një sasi eksplozivi në sediljen e automjetit. Ai diktoi pakon e eksplozivit pasi dërgoi fëmijët në shkollë duke njoftuar menjëherë forcat xheniere.

Gjini u arrestua vitin e kaluar në datë 12 maj si pjesë e grupit të baronit të drogës, Met Kanani. Vitin e kaluar në kuadër të operacionit ‘Precizioni’ Gjini u arrestua së bashku me 37 persona të tjerë, ndërsa u sekuestruan 8 ton drogë.

Met Kanani njihet nga mediat turke si “Eskobari shqiptar” për shkak të famës që ai ka marrë atje si koka e një rrjeti të madh të trafikut të lëndëve narkotike përfshirë edhe heroinë e kokainë.

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat