TË FUNDIT

Kush u eliminua nga Love Story?

Ka përfunduar në natën e 11-të rrugëtimi i Suelës në Love Story, teksa Saimiri vendosi të mos i jepte trëndafil.

Bukuroshja nga Tirana falenderoi të gjithë ata që e kanë mbështetur, ndërkohë që dha një koment edhe për personat që nuk e kanë patur qejf.

“Shumica prej jush nuk e besojnë por ika unë. Falenderoj të gjithë ata që më kanë përkrahur dhe shpresoj t’ju jetë bërë qejfi atyre që donin që unë të ikja nga emisioni”, u shpreh Suela pas eliminimit.

E para që mori trëndafilin ishte Generda dhe e dyta Meri, të cilën ai theksoi se i ka mbetur në mendje që natën e parë.

Trëndafili i rradhës ishte për Xhesin dhe i katërti për Redonën, të cilën e veçoi për sinqeritetin e saj.

Ceremonia e trëndafilave u ndërpre në mes nga Enxhëll, e cila kishte një mesazh surprizë për Saimirin, ku kërkonte të rikthehej.

Ndërkohë, 33-vjeçari u shpreh se ka nevojë të mendohet për të marrë vendimin nëse do ta kthejë Enxhëllin apo jo.

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat