Ky është i riu shqiptar, u gjet i masakruar në shtëpi dhe vdiq rrugës për në spital

Policia gjermane kërkon ndihmën e qytetarëve për të hetuar në lidhje me vrasjen e një të riu shqiptar në Stafford Road.

Mediet gjermane shkruajnë se vrasja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të së mërkurës (11 shtator 2019) dhe viktima është identifikuar si 21-vjeçari, Serxhio Marku.

Marku u gjet i plagosur nga oficerët brenda shtëpisë së tij dhe ndërroi jetë rrugës për në spital. Familjarët e viktimës janë vënë në dijeni të ngjarjes, ndërsa dy persona janë arrestuar si të dyshuar për vrasjen e tij.

Të arrestuarit janë: Francesco D’Agostino, 44 vjeç, një punëtor kuzhine, i Stafford Road, Brighton dhe Giuseppe Petriccione, 45 vjeç, një shtetas italian pa adresë fikse vendbanimi.

Të dyshuarit do të paraqiten në gjykatë për një seancë dëgjimore në datën 1 nëntor, në pritje të dhënies së masës së sigurisë.

Aktualisht policia është duke hetuar aktivitetet që bënte i riu në Gjermani.

Kryeinspektori Alex Geldart tha: “Unë jam veçanërisht i interesuar të mësoj miqtë e Serxhios, në zonën e Brighton. Pasi ne dimë shumë pak për të dhe duam të zbulojmë se ku jetoi ai dhe me kë shoqërohej. Ne besojmë se ai mund të ketë udhëtuar nga qyteti në zonën e Shtatë Dials, dhe ndoshta për në Stafford Road, me taksi gjatë mbrëmjes para se të sulmohej. Ai mund të ketë qenë me dy burra të tjerë dhe ne do të donim të dëgjonim nga shoferi i taksisë dëshminë”.