TË FUNDIT

Ky është qyteti shqiptar që shpenzon më shumë për shkollimin e fëmijëve

Sipas të dhënave të publikuara nga INSTAT, publikuar në Monitor.al, ka një dallim të ndjeshëm mes Shkodrës, Vlorës, Fierit madje dhe Tiranës, përsa i përket zgjedhjeve që bëjnë për arsimin e fëmijëve të tyre.

Qytetet e përmendura më lart, janë ato me numrin më të lartë të nxënësve që shkojnë në shkolla private, ku në krye të listës qëndron Shkodra. Qarku i Kukësit dhe Dibrës nuk ka arsim të mësëm privat.

Një tjetër fenomen që vihet re nga të dhënat e publikuara gjatë viteve, është ulja e vazhdueshme e numrit të nxënësve që ndjekin arsimin para universitar.Në vitin shkollor 2018-2019 morën pjesë në arsimin para universitar 502.120 nxënës dhe fëmijë, duke shënuar një ulje prej 3,6 %, krahasuar me vitin shkollor 2017-2018. Rënia e numrit të nxënësve në vlerë absolute, ndjek rënien e popullsisë së grup moshës që i përket arsimit para universitar.

Në vitin shkollor 2018-2019, morën pjesë gjithsej në arsimin parashkollor 78,942 fëmijë, duke shënuar një ulje prej 2,6 %, ndërsa morën pjesë në arsimin 9-vjeçar 306,530 nxënës, duke shënuar një ulje prej 4,1 %, krahasuar me vitin paraardhës.

Në krye të listës: Qyteti shqiptar që shpenzon më

 

Burimi: Instat, Monitor.al

REAL NEWS

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat