TË FUNDIT

Ky është vakti që nuk duhet anashkaloni nëse doni të humbni peshë

Shpesh, njerëzit kur përpiqen të humbasin peshë mbajnë dieta dhe programe ushqyese për të marrë rezultate të shpejta. Shumica mendojnë se ajo që duhet të bëjnë është zvogëlimi i marrjes së kalorive. Dihet që mëngjesi është vakti më i rëndësishëm i ditës, por shpesh e anashkalojnë atë, sidomos kur ndjekin një dietë.

Por Suzy Weems, një profesoreshë në Universitetin Baylor, thotë se vakti i parë i ditës është thelbësor. “Sigurisht, kjo nuk do të thotë që vetëm mëngjesi do t’ju ndihmojë të humbni peshë.”, thotë ajo. Lajmi i mirë është se me një mëngjes të shëndetshëm, mund ta ndihmoni trupin të humbasë kilogramët që dëshironi, lehtë dhe shpejt.

Por duhet të siguroheni që së pari të zgjidhni ushqimet e duhura. Tërshëra, vezët, avokado dhe spinaqi janë ndër zgjedhjet më ushqyese. Nëse nuk bëni dot pa kafe, mbase një filxhan mund të jetë pjesë e mëngjesit tuaj, për sa kohë që nuk shtoni shumë sheqer.

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat