Mbëmjen e djeshme u ekzekutua ted era e shtëpisë, 47-vjeçari,Laver Tozaj. Ai u qëllua 7 herë, dy prej të cilave në kokë dhe 5 të tjerat në pjesën e gjoksit dhe kraharorit.
Dyshohet se ka qenë një autor i vetëm, kjo për shkak se është qëlluar shumë afër dhe më pas është larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes duke shfrytëzuar faktin që nuk kishte drita
Një fqinje e Tozajt ka thënë se ai dhë vëllezërit e tij janë familjarë të rregullt.
“I njihnim si persona. Jo nuk ishin problematikë. Ne nuk ndihemi të rrezikuar, se s’kemi bërë. Janë shumë të rregullt si familje. Katër vëllezërit që janë aty janë shumë të qetë”, tha ajo.Pista e vetme e hetimit është ajo e hakmarrjes që lidhet ngushtësisht me të shkuarën e tij kriminale si trafikant droge.
Viktima Nikola Ikonomi ishte me precedencë të mëparshëm penal, ku në vitin 2011 Gjykata e Apelit për Krimet e Rënda e kanë dënuar me 6 vjet e 8 muaj burgim për trafik droga. Ai kishte ndërruar disa emra Laver Tozaj, më pas në Xhaferr Tozaj dhe së fundmi në Nikola Ikonomi.