“Ky lloj imponimi është dhunë”, Akil Pano publikon formularin e shpërndarë nëpër kopshte: ‘Mami’ dhe ‘Babi’ zëvendësohen me ‘Prind 1’, ‘Prind 2’

0359AEDE-2B5E-4858-9872-4F9C1AABB589.jpeg

Pastori Akil Pano ka shprehur shqetësimin e tij në lidhje me një formular që është shpërndarë në kopshtet e fëmijëve, ku emrat Mami dhe Babi janë vendosur në kllapa dhe janë zëvendësuar me Prind 1 dhe Prind 2.

Sipas tij, kjo gjë është në shkelje të plotë të ligjit mbi kodin e familjes.

Pastori i bën thirrje ministrisë së Arsimit dhe institucioneve të tjera në varësi që të tërheqin menjëherë nga përdorimi këtë formular, i cili është ne shkelje me ligjin dhe kodin e familjes dhe fyen pjesën me te madhe të Shqiptarëve.

Ai shkruan se ka nisur te zbatohet agjenda Gay dhe se ky lloj imponimi është dhunë dhe diktatura e minorancës mbi shumicën.

“Ky formular është shpërndarë në kopshtet e fëmijëve, sapo ma dërguan. Në shkelje të plotë të ligjit mbi kodin e familjes emri MAMI dhe BABI vendosen në kllapa dhe zëvendësohen me Prindi 1 dhe Prindi 2.

Agjenda Gay ka nisur zbatimin, qetësisht dhe në shkelje me Kodin e Familjes që është në fuqi në Shqipëri. Ky lloj imponimi është dhunë dhe është diktatura e minorancës mbi shumicën.

I bëj thirrje: Ministrisë së Arsimit, Drejtorisë Arsimore, Drejtorive të Shkollave dhe Institucioneve të Edukimit Parashkollor, të tërheqin menjëherë nga përdorimi këtë formular, i cili është ne shkelje me ligjin dhe kodin e familjes dhe fyen pjesën me te madhe të Shqiptarëve”, shkruan Pastori Akil Pano.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303