fbpx

LAJM I DHIMBSHËM/ Ndërron jetë SHQIPTARI I MADH, Van Christo

Ndërron jetë Van Christo në moshën 92-vjeçare, një emër i madh i komunitetit shqiptar në Amerikë e veçanërisht në Boston dhe Massachussets.

Lajmin e bën me dije studiuesi Gazmend Kapllani i cili shkruan se Van Christo i përket atij brezi shqiptaro-amerikanësh që duhet të ruanin dhe kultivonin identitetin e tyre shqiptar në kushtet e nderprerjes se plotë të komunikimit me atdheun e origjinës, Shqipërinë.

Van Christo ishte një njeri poliedrik, biznesmen, piktor, dirigjent i orkestrave simfonike në Boston. Por ajo që i pelqente me shume ishte te drejtonte korin e kishes ortodokse shqiptare. Van Christo dhe bashkëshortja e tij, gazetare e shquar Amerikane, Jane Christo kane ndihmuar shumë emigrantë shqiptarë që mberriten në Amerikë pas viteve ‘90.