Lajm i fundit/ Aksident me pasojë vdekjen në Tiranë-Elbasan

Një aksident është regjistruar këtë mbrëmje në autostradën Tiranë-Elbasan. Sipas njoftimit një autoveturë me targa të huaja është përplasur me një kamion.

Aksidenti ka rezultuar fatal për njërin prej personave të përfshirë në aksident pasi ka humbur jetën.Bëhet me dije se shtetasi/ja nuk është identifikuar ende. Ndërkaq policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rethanave të këtij aksidenti.

/real-news.tv/