Një trup i pajetë është gjetur në mesditën e sotme në kryeqytet, ekzaktësisht në rrugën e ‘Kavajës’.
Raportohet se viktima është një 39-vjeçar me iniciale R.Z.
Ai u gjet i pajetë në një ndërtesë që ka shërbyer si kabinë elektrike por tashmë është jashtë funksionit.
Njoftimi i policisë:
“Rreth orës 14.50, në rrugën e “Kavajës” , në një ndërtesë që ka shërbyer si kabinë elektrike por tashmë është jashtë funksionit, është gjetur pa shenja jete, i dekompozuar, trupi i pajetë i shtetasit R. Z.,39 vjeç. Nga kqyrja paraprake e trupit të pajetë, nuk janë konstatuar shenja dhune, apo dëmtime nga ndonjë faktor tjetër. Dyshohet se shkaku i vdekjes është për shkaqe natyrale. Grupi hetimor po vijon punën për sqarimin e mëtejshëm të rrethanave të ngjarjes”-njofton policia.

