Një kufomë e dekompozuar është gjetur paraditen e sotme nga kalimtarë të rastit.
Policia e Tiranës njofton paraprakisht se rreth orës 09:45 të paradites së sotme, në fshatin Balticë, Njësia Administrative Vaqarr, është gjetur një kufomë e dekompozuar e seksit mashkull.
Pritet përgjigjja e ekspertizës mjekoligjore për të përcaktuar shkakun e vdekjes. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave e plotë të ngjarjes.
Advertisement